Notice: Undefined index: p in /home/qgmqksng4h8z/domains/xhevatlimani.com/html/bin/header.php on line 73

Notice: Undefined index: p in /home/qgmqksng4h8z/domains/xhevatlimani.com/html/index.php on line 6

Mirësevini,

Xhevat Limani, i lindur në 1 janar 1953 në Fierishtë (Strugë).
Aktori i parë profesionist ndër shqiptarët e Maqedonisë
Mbi tridhjetë vite punoi në Teatrin shqiptar në Shkup
Ka luajtur rreth 100 premiera teatrore dhe ka reprezentuar artin shqiptar
nëpër botë. është pritur me ovacione nga publiku dhe me vlerësime
kulminante nga kritika teatrore. Si regjisor ka realizuar mbi 30 vepra.
Është shpërblyer me dhjetëra herë si aktor dhe si regjisor.
Ka luajtur mbi 10 filma artistik shqiptar.
Realizoi mbi 30 filma dokumentarë dhe shtatë telepoema.
Pas një pune të gjatë pesëvjeçare promovoi filmin dokumentar për shqiptarët
e Amerikës në luftën e shenjtë të UÇK-së, «NUK ISHIN VETËM»
Ka botuar librat «Pranverë dimërore» - poezi, «Albaniada» - tetë drama
«Ora shqiptare», «Demoniada», «Antimemorandum», «Dodona» - dramë
dhe romanin «Artisti pa Atdhe».
Është themelues dhe drejtues i «Teatrit shqiptar në Amerikë».
Premiera e parë «Anatema» u luajt në New York(Dany Kay Playhouse Theater) dhe vazhdoi
të shfaqet në 17 shtete amerikane me mjaft sukses.
Në Chicago ,në kuadër të «Teatrit shqiptar në Amerikë» realizoi veprën dramatike
«Muri i lotëve» të vetë autorit dhe monodramën «Unë Adem Jashari» shkruar nga Lebit Murtishi.
Pas një shqetësimi dhjetëvjeçar realizoi kryepoemën kombëtare «Gjergj Kastrioti Skenderbeu»
si autor komplet (autor i tekstit, regjisor, aktor), në bashkëpunim me regjisorin Michael Tylo,
aktor Hollyvudi, që përjetoi premierën në 16 nëntor 2012 në Tiranë, 18 nëntor në Prishtinë dhe
20 nëntor në Shkup, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.
Është artist i lirë.
Jeton me zonjën e tij Lule Limani në New York.
Ka dy vajza: Furtuna (muzikologe) dhe Era (soprano).
Jeton dhe vepron në New York, Chicago, Los Angeles, Prishtinë, Tiranë, Shkup e Strugë dhe reprezenton
me dinjitet artistik artin shqiptar nëpër botë.

 

Z. Xhevat Limani është një Laurence Oliver shqiptar.
Vanessa Redgrave 3 korrik 2003 New York, USA.